AC Milan ka prezantuar futbollistin e radhës në ditën e fundit të merkatos së verës.
Bëhet fjalë mbrojtësit gjerman David Uyoyo Odogu nga VfL Wolfsburg, i cili tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Milanit, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2029, me mundësi zgjatjeje deri më 30 qershor 2030.
Milan ka derdhur nga arkat e tyre për mbrojtësin gjerman 10 milionë euro.
Odogu filloi karrierën e tij në akademitë e Union Berlin dhe Wolfsfburgut.
Në prill të vitit 2025 debutoi me ekipin e parë të Wolfsburgut, ku zhvilloi gjithsej 3 ndeshje. Ai ka përfaqësuar kombëtaren e të rinjve të Gjermanisë, duke fituar Europianin U17 (2023) dhe Kupën e Botës U17 (2023).
David Odogu do të mbajë fanellën me numrin 27 te Milan.
Willkommen, David! 🇩🇪 #WelcomeOdogu
— AC Milan (@acmilan) September 1, 2025
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur