Derby Della Madonina po afrohet dhe për dy skuadrat fitorja është e domosdoshme.
Në këtë ndeshje Milani do të jetë në cilësinë e vendasit dhe vije pas një forme fantastike ku nuk ka pësuar humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Ndërkohë Interi në këtë takim vije pas fitores së vështirë 2-0 ndaj Beneventos.
Diferenca mes dy skuadrave aktualisht është në shtatë pikë në të mirë të Interit.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave këtë edicion Interi kishte triumfuar 3-2, ndërsa në Kupën e Italisë Milani 0-1. (Foto: Getty Images)
Një fitore eventuale e Milanit do të bënte që Rossonerët t’i shtonin gjasat edhe më shumë për në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë në rast fitoreje skuadra e Luciano Spallettit do të kalonte në pozitën e tretë. /Telegrafi/
Formacionet e mundshme:
Milan: Donnaruma, Calabria, Romagnoli, Bonucci, Rodriguez, Bonaventura, Biglia, Kessie, Suso, Calhanoglu, Cutrone.
Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Cancelo, Miranda, Skriniar, Vecino, Gagliardini, Karamoh, Candreva, Perisic, Icardi. /Telegrafi/
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...