Milan gati ta shesë Castillejon mes interesimit nga Spanja

12:50 | 13 Janar 2022

E ardhmja e Samu Castillejo mund të jetë sërish në Spanjë.

26-vjeçari, që aktualisht është pjesë e Milani, mund ta mbyllë aventurën te kuqezinjët për t’u rikthyer në LaLiga.

Drejtuesit e klubit kuqezi kanë kohë që e kanë nxjerrë në merkato futbollistin dhe janë gati të vlerësojnë çdo ofertë që do të paraqitet në drejtim të futbollistit, i cili pëlqehet shumë nga Espanyoli.

Për të bërë lojtarin e tyre, klubi katalan më parë duhet të mposhtë rivalitetin e klubeve si Celta Vigo, Getafe dhe Mallorca, që janë në garë për sulmuesin e krahut.

Pengesë për transferimin e Castillejos në Spanjë mund të bëhet paga e lojtarit, që te kuqezinjët përfiton 2.5 milionë euro në sezon, shumë kjo që konsiderohet disi e lartë nga klubet pretendente për shërbimet e futbollistit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara