Cagliari e mposhti me rezultat 2:1 Milanin, në ndeshjen e javës së fundit në Serie A në futboll.
Në minutën 17-të, Joao Pedro, doli i vetmuar me portierin Donnarumma dhe shënoi për 1:0. Në minutën e 62-të, Carlos Bacca dështoi nga penalltia, pasi gjuajtjen e tij e mbrojti portieri i Cagliari-t, Crosta.
Nëntë minuta më vonë, Gianluca Lapadula ka qenë i saktë nga penalltia dhe barazoi rezultatin 1:1. Në minutën e 76-të, Milani mbetet me një futbollist më pak, Paletta u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë, kurse Pisacane në minutën e 90+1 shënoi për fitoren e Cagliari-t. Milani përfundoi në vend të 6-të me 63 pikë, kurse Cagliari i 11-ti me 47 sosh.
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...