Christian Pulisic ka shkëlqyer me asistime dhe gola, duke qenë vendimtar në të tre golat e Milan, që ka fituar bindshëm 3-0 në transfertë ndaj Udines, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi pa pësuar gol në Serie A.
Ndeshja e të shtunës mbrëma ka nisur me ritëm të lartë, ku të dy portierët janë vënë në provë që në minutat e para.
Pietro Terracciano e ka ndalur një goditje të Iker Bravo, ndërsa Razvan Sava ka reaguar ndaj tentativës së Pulisic.
Portieri i Udinese ka bërë një tjetër pritje të madhe ndaj Santiago Gimenez, por pesë minuta para fundit të pjesës së parë nuk ka mundur ta shmangte golin. Një top i devijuar nga Estupinan është kthyer drejt Pulisic, i cili ka realizuar, duke shënuar në ndeshjen e dytë radhazi në transfertë.
Vetëm pak çaste pas rifillimit të lojës, presioni i Pulisic e ka sjellë gabimin e vendasve dhe Youssouf Fofana e ka dyfishuar rezultatin me një goditje të fortë.
Pak më vonë, amerikani është futur sërish në listën e shënuesve, duke kaluar Sava në shtyllën e afërt dhe duke bërë që gjashtë nga tetë golat e fundit të tij në Serie A të jenë realizuar në transfertë.
Udinese ka provuar të reagojë në minutat e fundit, por Terracciano e ka ndalur Arthur Atta, ndërsa Zaniolo ka gjuajtur jashtë portës. Në fund, vendasit kanë mbetur pa gol, duke regjistruar ndeshjen e shtatë radhazi pa fitore në shtëpi. Nga ana tjetër, Milani ka shënuar fitoren e katërt radhazi kundër Udinese në kampionat dhe është ngjitur në vendin e tretë në renditje.
Nga ana tjër, Udinese gjendet në vendin e gjashtë me shtatë pikë.
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...