Eberechi Eze pritet të zyrtarizohet së shpejti si futbollisti më i ri i Arsenalit, pasi klubi londinez ka arritur marrëveshje me Crystal Palace për një transferim me vlerë 70 milionë eurosh.
Megjithatë, gjatë konferencës për shtyp të së premtes në London Colney, trajneri Mikel Arteta zgjodhi të mbajë qetësi rreth situatës, duke
Gazetarët, si zakonisht, nuk hezituan të kërkonin komente për Eze, por tekniku spanjoll u tregua i prerë.
“Nuk kam asgjë për të komentuar”, deklaroi trajneri spanjoll.
“E dini që nuk flas kurrë për lojtarë që nuk janë pjesë e grupit tonë, të klubit tonë – ende. Kështu që nuk ka koment nga ana ime”.
Përdorimi i fjalës “ende” është tregues i qartë se prezantimi i Eze te “Topçinjtë” është vetëm çështje kohe. /Telegrafi/
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT