Pas një sezoni, Migjen Basha mbylli aventurën e tij në kampionatin grek me Arisin e Selanikut, për t’u transferuar në Australinë e largët, ku nënshkroi për dy sezone me skuadrën e Melbourne Victory.
Mesfushori 32-vjeçar njoftoi pak ditë më parë tërheqjen edhe nga Kombëtarja Shqiptare, pas 33 ndeshjesh me fanellën kuqezi (e fundit në qershor të këtij viti), ndërsa shkak duket se ka qenë pikërisht plani për t’u larguar në kontinentin e largët.
Migjen Basha bëhet shqiptari i dytë që vesh fanellën e Melbourne Victory, pasi më herët për këtë skuadër ka luajtur edhe sulmuesi Besart Berisha, që ka veshur si fanellën e Shqipërisë, ashtu edhe atë të Kosovës.
Trajneri i Melbourne Victory, Marco Kurz, shprehu kënaqësinë që mori në skuadër një lojtar me kaq përvojë. “Jam shumë i lumtur që një lojtar i tillë vjen te ne. Besoj se do të jetë një lider i fortë në këtë grup”, tha Kurz.
Migjen Basha e nisi karrierën te skuadra zvicerane e Laussane, ndërsa më pas u transferua në Itali ku ndër të tjera veshi edhe fanellat e Torinos, Frosinones, Atalantës e Barit.
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...