Chelsea ka marrë tri pikë të plota nga ndeshja në udhëtim kundër Ajaxit.
“Blutë” janë laguar nga Amsterdami me tri pikë të plota falë golit nga Michy Batshuayi në minutat e fundit të kohës së rregullt, shkruan portali arbresh.info.
Djelmoshat e Franck Lampard fituan me rezultat minimal 0 me 1 ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të fazës kualifikuese në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit ndonëse dukej se në fushë ishin të dy skuadrat e barabarta.

Christian Pulisic gjeti bukur në minutën e 86′ Batshuayin, i cili me anë të transversales dërgoi topin në rrjetë duke përmirësuar gabimin që kishte bërë minuta më parë duke humbur në përballje direkte me portierin.
Ajaxi vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me gjashtë pikë – aq sa ka edhe Chelsea tani në pozitën e dytë./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...