Gjithçka është e qartë, Barça i ka dhuruar gjithçka, e ka bërë këtë që është dhe s’dëshiron
të largohet nga ‘Camp Nou’.
Lionel Messi edhe njëherë ka përsëritur se mund t’i varë atletet te Barcelona.
Ylli argjentinas, në një intervistë për “TyC Sports”, tha se “s’mund ta imagjinoj
largimin nga Barça”, por as nuk fshehu dëshirën që një ditë të luajë për Newell’s
Old Boys.
Megjithatë, ai pak beson se kjo dëshirë është e realizueshme.
“Nuk dua të largohem nga këtu. S’mund ta imagjinoj largimin nga Barça”, deklaroi Leo.
“Ëndërroj të luaj në Newell’s Old Boys në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë. Kam
një familje dhe familja vjen para çdo dëshire timen”, u shpreh Leo ndër të
tjera në një intervistë për “TyC Sports”.
Messi është pjesë e Barcelonës që nga mosha 13-vjeçare.
32-vjeçari ka thyer rekorde historike me Barçën, ka fituar 5 Topa të Artë, 6 Këpuca të
Arta, shumë çmime tjera individuale e rekorde mbi supe si dhe mbi 30 trofe deri
më tani dhe duke parë magjinë që dhuron në fushë, të tjera çmime do të shtohen
në sirtarët e tij. /Gazeta Express/
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...