Forcat ajrore izraelite kanë marrë në shënjestër Izz al-Din Haddad, lider i Hamas në Rripin e Gazës dhe komandant i brigadave Al-Qassam, me një sulm ajror në Gaza City.
Këtë e deklaruan kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz në një deklaratë të përbashkët.
Sipas mediave palestineze, sulmi goditi një ndërtesë banimi në lagjen Rimal të Gaza City.
Një zyrtar i lartë i sigurisë izraelite, i cituar nga The Times of Israel, deklaroi se ka “shenja të para” që lideri i Hamasit mund të jetë vrarë në sulm.
Netanyahu dhe Katz thanë se kishin urdhëruar vrasjen e Haddadit, komandant i krahut ushtarak të grupit terrorist dhe “një nga arkitektët e masakrës së 7 tetorit”.
“Haddad ka qenë përgjegjës për vrasjen, rrëmbimin dhe plagosjen e mijëra civilëve izraelitë dhe ushtarëve të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Ai ka mbajtur civilët tanë peng në kushte brutale robërie, ka drejtuar operacione terroriste kundër forcave tona dhe ka refuzuar të zbatojë marrëveshjen e udhëhequr nga presidenti amerikan Trump për çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratë.
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...