Papa Françesku ndërroi jetë ditën e djeshme.
Lamtumira e fundit pritet t’i jepet ditën e shtunë në Vatikan, shkruan Arbresh.info.
Reagimet të shumta ka pasur pas vdekjes së tij duke ditur punën e madhe që ka bërë bër njerëzimin ai.
Një prej tyre ka qenë edhe nga njëri ndër futbollistët më të mirë në histori Lionel Messi.
Ai përmes një InstaStory ka shprehur ngushëllimet për papën.
“Një Papë unik, i afërt, argjentinas. U prehsh në paqe, Papa Françesku! Faleminderit që e bëre botën një vend më të mirë! Do të na mungosh”, ka shkruar Messi shkurtimisht në një InstaStory.

Argjentina shpalli shtatë ditë zie kombëtare dhe ndali çdo aktivitet sportiv, në nder të Papa Françeskut.
Ai ishte papa i parë argjentinas, i pari i zgjedhur nga Amerika Latine, i njohur në vendlindjen e tij si “Babai i të varfërve”, si dhe për pasionin e tij për futbollin, ndaj jo pa arsye, në rrugët e Argjentinës, portreti i tij shihet shpesh në murale përkrah legjendave si Messi e Maradona.
Gjithashtu edhe Italia ka shpallur pesë ditë zie si dhe ka ndërprerë aktivitet në tri ndeshje gjatë ditës së djeshme si dhe ditën e shtunë kur i jepet lamtumira e fundit.
Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare./Arbresh.info
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë