Lionel Messi raportohet se dëshiron që Barcelona të shes tre lojtarë para se të vendos për të ardhmen e tij në klub.
Kontrata aktuale e reprezentuesit argjentinas skadon në vitin tjetër dhe sulmuesi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re, transmeton portali arbresh.info. Raportet në Spanjë sugjerojnë që ai është afër nënshkrimit të një marrëveshje pesë vjeçare, por gazeta spanjolle ‘Don Gol’ pretendon ai është i rezervuar rreth planeve të Barcelonës.
29-vjeçari thuhet se nuk dëshiron që lojtarët si Paco Alcacer, Andre Gomes dhe Lucas Digne të jenë pjesë e skuadrës në Nou Camp sezonin e ardhshëm.
Madje, argjentinasi nuk dëshiron të nënshkruaj kontratë e re me klubin deri në momentin kur treshja të largohen nga klubi.
Messi beson që lojtarët nuk gjenden në të njëjtin nivel si bashkëlojtarët e tij si Luis Suarez apo Neymar./arbresh.info
Ambasadori britanik shkruan për takimin me Osmanin: Bisedime...
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...