Sipas raporteve nga mediat spanjolle, Lionel Messi do të nënshkruaj kontratë të re me Barcelonën muajin e ardhshëm.
Barcelona ka qenë duke punuar në marrëveshjen e re për superyllin që disa muaj duke e ditur që kontrata e tij skadon në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info.
Messi është duke kërkuar të vazhdoj qëndrimin te Barcelona, por dëshiron një rritje te paga e tij aktuale prej 365.000 funta në javë.
Gazeta spanjolle ‘Cadena Ser’ pretendon se gjiganti katalunas ka tani në letra të gatshme një kontratë pesë vjeçare. Po ashtu, sipas raportit, babai i Messit, Jorge, i cili vepron edhe si agjent i tij, ka pasur një takim në ‘Camp Nou’ gjatë muajit mars por do të ulet sërish për të diskutuar me drejtorët e Barcelonës rreth marrëveshjes.
Kontrata e fundit e nënshkruar nga Messi në Barcelonë është ajo e vitit 2014, e cila e bëri lojtarin më të paguar në botë atë kohë. Ai aktualisht paguhet ngjashëm si Cristiano Ronaldo nga Real Madridi.
Por, Messi tani do të nënshkruaj një kontratë që mund ta rivalizoj nga paga edhe Oscarin që fiton 400.000 funta në javë me marrëveshjen e nënshkruar nga braziliani në Shangahi SIPG në muajin janar./arbresh.info
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...