Lionel Messi thuhet se është gati të rinovojë kontratën me pagë më të ulët, nëse kjo do të thoshte mundësim i transferimit të Erling Haaland nga Borussia Dortmundi te Barcelona.
Kapiteni argjentinas është në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me klubin nga Camp Nou, ndërsa emri i tij ka qenë më i përfoluri muajve të fundit për një transferim diku tjetër.
Klube të mëdha dhe të pasuara evropiane si Manchester City dhe Paris Saint-Germain e kanë bërë disa herë publike dëshirën për të transferuar Messin, por argjentinasi si duket do të mbetet te Barcelona.
Messit i është ofruar një kontratë e re disavjeçare dhe i është thënë nga presidenti i ri Joan Laporta se atij mund t’i duhet një ulje e pagës aktuale në mënyrë që të rinovohet përtej vitit 2021.
Por, prioriteti kryesor i Messit është të sigurohet që Barcelona do të jetë ambicioze në afatin e ardhshëm të transferimeve.
Sipas mediumit Eurosport, Messi është i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij në Barcelona nëse kjo do të thotë që klubi mund të ndjekë transferimin e sulmuesit të Dortmundit, Erling Haaland.
Haaland është sensacioni i dy viteve të fundit dhe shumë klube të mëdha evropiane e duan atë, por nëse Messi kërkon që ai të transferohet në Camp Nou, kjo sigurisht se mund të luajë një rol të madh te norvegjezi.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...