Lionel Messi ka një emër për stolin e Barcelonës.
Ylli argjentinas i Barcelonës, Leo Messi, thuhet se tashmë ka zgjedhur një emër të cilin e dëshiron të jetë në krye të stolit të skuadrës.
Trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa, thuhet të jetë i preferuari i Messi për të zëvendësuar Quique Setien.
Bielsa është gjithashtu nga Argjentina dhe ka bërë një punë të shkëlqyer me Leeds, dhe ‘The Sun’ raporton se ai pëlqehet nga gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, transmeton lajmi.net.
65 vjeçari ka rikthyer skuadrën e Leeds në Premierligë për herë të parë pas shumë viteve, pasi fitoi Championshipin.
Kontrata e Bielsa me Leeds skadon këtë muaj dhe Messi do të preferonte shkarkimin e Setien për të afruar Bielsan në ‘Camp Nou’.
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...