Lionel Messi ka kërkuar nga trajneri i ri i Barcelonës, Quique të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë që një kohë të gjatë është mik me Agueron derisa ndajnë dhomën te Kombëtarja e Argjentinës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve në Spanjë, Messi ka kërkuar nga trajneri që Aguero të jetë zëvendësimi i Luis Suarez, ky i fundit për shkak të lëndimit do jetë jashtë fushe për katër muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Aguero në Premierë Ligë ka thyer shumë rekorde ndërsa është bërë lojtari me më së shumti hat-trick në histori të Premierë Ligës.
Ndërsa synimi i këtij të fundit është të bëhet lojtari me më së shumti gola të shënuar në kampionatin anglez, rekord të cilin e mban Alan Shearer.

Pos Agueros, në listën e kampionit të Spanjës është ylli i Interit, Lautaro Martinez./arbresh.info.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...