Drejtori i klubit SC Gjilani, Syart Rrahmani, ka dhënë përditësim për gjendjen shëndetësore të futbollistit Oltion Bilalli, i cili pësoi një lëndim serioz në ndeshjen kundër Malishevës.
Sipas Rrahmanit, Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, ai është transferuar për trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
“Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Ai do të vëzhgohet më tej nga mjekët dhe është dërguar në QKUK. Ne jemi në Prishtinë qenë pranë tij”, deklaroi Rrahmani për Telegrafin.
Bilalli u lëndua në minutat e fundit të takimit pas një kontakti të ashpër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, por vazhdoi dhe u mbyll 0-0.
LEXO EDHE:
Lëndim i rëndë për Oltion Bilallin, ambulunca futet në fushë për t’i dhënë ndihmë
Kica-Xhelili i drejtohet VV-së: Ne kemi propozim konkret, tr...
Musliu: Sapo morëm mesazhin që ka seancë në orën 20:30, po i...
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...