Një futbollist që ka luajtur për Serbinë dhe madje ishte edhe kapiten i saj, në të ardhmen mund të bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Fjala është për Arton Zekajn, futbollistin e Partizanit të Beogradit. 16-vjeçar ka shprehur interesim që t’i bashkohet Kosovës, përkatësisht njërës prej grupmoshave të saj. Kontaktet kanë nisur tashmë, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse kjo lëvizje realizohet, Zekaj do të jetë lojtari i parë me të kaluar te Serbia që do të luajë për Kosovën.
Ai tashmë ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është takuar me drejtuesit e saj. Në vizitën që e bëri në Prishtinë dhjetë ditë më parë, futbollisti i talentuar ishte i shoqëruar nga babai, konsultanti dhe përgjegjësi i klubit Partizan për zhvillimin e lojtarit.
Isa Sadriu, një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, ka aranzhuar takimin e Zekajt dhe me drejtuesit e FFK-së.

Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...