Në ditët e sotme është pa dyshim mes shqiptarëve më të dashur në mbarë globin.
“Perlat” e tij me Moldavinë, Poloninë dhe Çekinë kanë frymëzuar dhe bashkuar një komb të tërë në këto eliminatore të Evropianit.
Jasir Asani është emri që e gjithë Shqiptaria e adhuron, pasi ka ndezur me miliona zemra kuqezi me klasin që jemi mësuar ta shohim vetëm prej emrave më të mëdhenj të futbollit.
Është pikërisht kjo dashuri që i falin shqiptarët që e shtyn Asanin të japë plot pasion gjithçka mundet për fanellën kuqezi.
“Dua t’i përqafoj të gjithë shqiptarët, pa dashurinë tuaj nuk do të kisha shënuar asnjë gol”, shkruan Jasir Asani në një postim të fundit në Instagram, teksa mesazhin e shoqëron me një foto të tijën të shfaqur në ekranin e madh të “Fan Zone” në Sheshin Skënderbej./ss
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali