Mertesacker: Lacazete, top klas te Arsenali

15:06 | 22 Nëntor 2017

Kapiteni i Arsenalit, Per Mertesacker ka lavdëruar sulmuesin Alexandre Lacazette për ndikimin e tij në skuadër qysh pas arritjes gjatë verës.

Mbrojtësi i gjiganti anglez ka deklaruar se sulmuesi francez është një lojtar i klasit botëror, transmeton portali arbresh.info.

“Rekordi i tij në vitin 2017 është i shkëlqyer”, ka thënë Mertascker. “Mënyra se si ai është përshtatur është top klas dhe kjo na bënë neve të besojmë se ka shumë të ardhur nga ai”

Per Mertesacker ka lavdëruar sulmuesin Alexandre Lacazette

Javën e kaluar, trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, shpjegoi se është i kënaqur me mënyrën që Lacazette ka luajtur deri tani.

“Ai luan lojën e tij, mendoj se ai është një lojtar që lidhet mirë me lojtarët e tjerë”, ka thënë Wenger.

“Ai nuk realizon vetëm golin, ai dëshiron edhe të marrë pjesë në krijimin e saj dhe në fund që të përfundojnë gjërat mirë”

Sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar gjashtë gola brenda 12 paraqitjeve deri tani në Premierë Ligë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara