Mario Giuffredi, menaxheri i yllit të Napolit, Elseid Hysaj, i ka bërë thirrje klubit napolitan të pranojë të negociojë për kalimin e mundshëm të mbrojtësit shqiptar në Romë.
Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë ishte afër largimit nga Napoli në verë dhe tani pas lëndimit serioz të Davide Zappacostas, flitet se ai do të kalojë në Romë.
Giuffredi zbuloi se në verë kishte biseduar me drejtuesit e Romës për Hysajn.
“Ka pasur bisedime me Romën në verë, por i ndaluam ato kur nisi sezoni. Ama ne ende e pëlqejmë Romën”, tha Giuffredi.
“Mendoj se është në interes të Napolit të negociojë me Romën për transferimin e tij në janar, sepse rrezikon ta humbasë Hysajn falas në verën e viti 2021, kur i skadon kontrata. Meqë Napoli ka qenë thelbësor në karrierën e Hysajt, ne nuk duam të largohemi pa asnjë qindarkë”, shtoi ai.
Në verë, Atletico Madrid, Juventus dhe Tottenham treguan interesim për Hysajn. /Gazeta Express/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...