Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, ka zhvilluar super paraqitje në ndeshjen e sotme të Lecces.
Ai asistoi në golin e barazimit 2:2 kundër Bolognas. Me asistim të Berishës, Francesco Camarda, shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të të ndeshjes që i takoi xhiros së pestë të Serie A.
Berisha dhe mesfushori tjetër i Shqipërisë, Ylber Ramadani, u paraqitën deri në fund të takimit.
Për Leccen ishte pika e dytë e fituar këtë edicion në Serie A.
Lecce mbetet në vendin e fundit, ndërsa nga dy pikë i kanë edhe Pisa, Parma e Genoa, kurse Bologna i ka shtatë pike në pozitën e nëntë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...