Mediat spanjolle i kanë thënë lamtumirë Cristiano Ronaldos të premten pas lajmeve të vazhdueshme se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga Real Madridi në drejtim të Juventusit.
“Ciao CR7” thotë ballina e gazetës nga Barcelona “Mundo Deportivo”, transmeton Gazeta Express.
“Reali e pranon largimin, dita kyçe do të jetë e premtja dhe Juventusi dëshiron ta përmbyllë operacionin në mënyrë që ta bëjë publike”, shkruan Mundo.
Ndërsa gazeta spanjolle e sportit “AS” shkruan se Ronaldo mund të prezantohet para përkrahësve të Juves në Torino hiç më larg se të shtunën, me datën 7/7 që simbolizon numrin 7 të Ronaldos.
“Juventusi shpreson ta bëjë të ditur lajmin nesër në stadiumin e saj”, shkruan kjo gazetë, lajmi i të cilës mban titullin “Largimi i Cristianos i pashmangshëm”.
Gazeta tjetër spanjolle “Marca”, pohon se Ronaldo tashmë i ka dhënë fjalën Andrea Agnellit, presidentit të Juventusit.
“Dëshira e tij për të luajtur për Juventusin është e fortë”, shkruan Marca, duke shtuar se klubi nga Torino ende nuk e ka marrë aprovimin e Real Madridit.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...