Christian Panucci rrezikon shkarkimin, është lajmi që japin mediat italiane, pas humbjes së Shqipërisë 4-1 nga Ukraina.
Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Christian Panuccit ka bërë serish hapa prapa pas prezantimit të dobët në humbje 3-0 kundër Kosovës të martën, duke marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në miqësoren e zhvilluar në Evian të Zvicrës kundër Ukrainës.
Të dielën nuk arriti të ringrihej, duke dalë e humbur 4-1 në ndeshjen kundër Ukrainë, shkruan Calciomercato, duke theksuar se kjo u shtohet ndeshjeve negative të luajtura së fundmi nga kombëtarja shqiptare.
Trajneri italian, shkruan Calciomercato, duket se po rrezikon shkarkimin, pasi rezultatet pozitive që ai ka arritur janë të pakta.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar