Juventusi ka publikuar një video në rrjetin X-(ish Twitter), aty ku pyet futbollistët se cilët kanë qenë idhujt e fëmijërisë së tyre. Të ndryshme kanë qenë përgjigjet e bardhezinjve.
Më e veçanta është ajo e Weston McKennie. Mesfushori amerikan ka patur një debulesë për Francesco Tottin, kapitenin e Romës.
“E di që do të më urreni, por idhulli im është Francesco Totti”, shprehet McKennie, i cili është rritur duke shijuar magjitë e legjendës së verdhekuqve.
?️ L’idolo calcistico dei nostri ragazzi? A voi i commenti ⚽️⤵️ pic.twitter.com/WION0JMyPF
— JuventusFC (@juventusfc) January 31, 2024
Ndërkohë, klubi nga Torino ka zyrtarizuar afrimin e Carlos Alcaraz nga anglezët e Southamptonit. 21-vjeçari luan si qendërmesfushor dhe mesfushori i avancuar.
Alcaraz, i cili është grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës, por nuk ka debutuar ende me kampionët e botës, ka firmosur me Juventusin.
Akordi është arritur mbi bazën e huazimit (3 mln euro) me të drejtë blerjeje nga klubi italian në fundin e sezonit (40 mln euro). Lojtari argjentinas ka zgjedhur fanellën me numër 26.
“Zonja e Vjetër” ka siguruar edhe shërbimet e Pedro Felipes, 19-vjeçarit brazilian që vjen nga Palmeiras U20. Lojtari shtatlartë luan në qendër të mbrojtjes dhe për momentin do të aktivizohet me skuadrën e dytë të Juves./ss
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...