Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës ë 27-të në Ligën Premier.
Pas vetëm dy minutash lojë në stadiumin Etihad, Djajtë e Kuq kaluan në epërsinë me anë të penalltisë.
Ishte Gabriel Jesus që shkaktoi ndërhyrje të palejueshme në Anthony Martialin dhe Anthony Taylor dha 11-metërsh për Unitedin.
Nga pika e bardhë, i saktë u tregua Bruno Fernandes që mposhti Edersonin që ishte afër të ndalte gjuajtjen e portugezit.
Më pas, City filloi dominimin e takimit, duke bërë disa gjuajtje në portën e skuadrës mysafire, por Dean Henderson ishte në vend.
Rastin më të mirë në 45 minutat e parë për Cityn e lëshoi Jesus, që pranoi një pasim maestral nga Riyad Mahrez. /Telergafi/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...