Goditje e rëndë për Milan me kuqezinjtë që humbasin shërbimet e Pierre Kalulu për katër muaj.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Milan bëri të ditur se francezi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Finlandë për shkak të problemit në këputjen e tendinës në këmbën e majtë.
Koha e rikuperimit pritet të jetë katër muaj dhe kështu mbrojtësi do të mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2024.
Një telash më shumë për trajnerin Stefano Pioli teksa dëmtimet në këtë fillim të sezonit kanë qenë një problem i madh për Milanin.
Me Kalulun që do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, i takon dyshes Tomori dhe Thiaw të marrin më shumë përgjegjësi në repartin difensiv të kuqezinjve./ss
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij