Manchester United e mirëpret skuadrën e Juventusit në Old Trafford mbrëmjen e sotme (e martë) derisa të dy skuadrat do të përpiqen për të siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme për edicionin e tyre në UEFA Ligë të Kampionëve.
Duke folur për faqen zyrtare të klubit para ndeshjes, transmeton portali arbresh.info, mbrojtësi suedez Victor Lindelof ka dhënë parashikimet e tij në lidhje me këtë super ndeshje:
“Ne kemi me të vërtetë lojtarë të mrekullueshëm, kur ju shikoni përreth dhomës së zhveshjes, ju shikoni me të vërtetë lojtarë të mirë dhe me karakter dhe kualitet të lartë”

“Juventusi është një skuadër shumë e mirë me lojtarë shumë të mirë. Ata kanë qenë duke luajtur së bashku për një kohë shumë të gjatë dhe tani ata kanë marrë edhe Ronaldon në skuadrën e tyre që i ka dhënë atyre një tjetër dimension. Pra, ata janë një skuadër e mrekullueshme, por unë mendoj se ne jemi një skuadër e mrekullueshme gjithashtu. Ne do t’iu shkaktojmë atyre probleme”
“Këto dy ndeshje kundër tyre janë shumë të rëndësishme për ne, pra ne duhet të jemi me të vërtetë të gatshëm për ndeshjen e parë sonte dhe më pas herën tjetër për ndeshjen si mysafirë. Është e rëndësishme për ne të marrim diçka në këto dy ndeshje sepse është një garë shumë e ngushtë, por ne mund të lehtësojmë gjërat për vetën tonë duke e nisur me tri pikë sonte”
Takimi në Old Trafford ndërmjet dy gjigantëve evropian fillon nga ora 21:00./arbresh.info/
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...