Mbrojtësi i Barcelonës, Marlon Santos është transferuar në formë huazimi te skuadra në Liga 1 – Nice.
Të dy klubet kanë konfirmuar marrëveshjen të martën derisa një numër i madh raportesh në Spanjë sugjeronin që klubi francez mund të blej brazilianin për 20 milionë euro në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

21-vjeçari kishte nënshkruar për Barcelonën për 5 milionë euro në fillim të kësaj vere pas një sezoni të gjatë si një i huazuar te Fluminense.
Pasi i ndihmoi skuadrës B të Barcelonës të rikthehet sërish në nivelin e dytë, ai startoi në dy ndeshje për “Blaugranët” në La Liga sezonin e kaluar, kundër Las Palmas dhe Eibarit.
Mbetet ende e paqartë nëse gjiganti katalunas do kërkojë zëvendësuesin e tij vonë në këtë merkato./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona_cat/status/902618777958932485
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...