Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonmshme për media ka folur për çështjen e presidentit, deklaroi se opozita po bllokon procesin e zgjedhjes së presidentit dhe se, sipas tij, kjo përbën mosnjohje të rezultatit zgjedhor.
“Është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përveç bllokimit. Tash e sa kohë sjelljet janë kryekëput joshtetërore. Ajo është e interesuar vetëm një gjë, bllokimin e qeverisjes sonë e i cila këtë mandat ka rezultat historik. E gjithë kjo bllokadë përmes bojkotit nuk mund të quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhor”, tha ai.
Ai tha se opozita ishte mobilizuar për të kundërshtuar rishikimin e buxhetit, por tani për presidentin as në sallë nuk po marrin pjesë.
Kurti shtoi se janë bërë përpjekje për kandidat konsensual dhe për të shmangur zgjedhjet e reja, duke theksuar se ftesat për takim ndaj liderëve opozitarë kanë rezultuar vetëm me refuzime.
“Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër, për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, pra rishikimin e buxhetit, u mobilizuan të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe, kurse për president nuk po vijnë as në sallë.
“Me bindjen që Kosovës nuk i duhen bllokadat, me besimin e plotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja me që kemi mbajtur mjaftueshëm të tilla në 2025, ndërkohë që vendit do t’ja humbnim 10 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve, ne i kemi bërë të gjitha përpjekejet që vendi të mos shkojë në zgjedhje të përsëritura. U përpoqem për kandidat konsensual por ishte e pamundur, i ftova disa herë në takim, Abdixhikun, Hamzën, ndonëse nuk ofruan propozime, isha unë ai që ofrova propozime me emra konkret, morëm veç refuzime. Ne propozime, ata refuzime”, tha Kurti para gazetarëve.
“Dy kandidatët u hapën rrugë duke u tërhequr nga kandidatura, e bëmë edhe një hap, dhe sërish asgjë, refuzim përsëri nga opozita”, shtoi Kurti.
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...