Dogana e Kosovës ka njoftuar se është jashtë funksioni platforma për vlerësimin e automjeteve të përdorura Schwacke, e cila është përdorur deri më tani për qëllime të vlerësimit doganor.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur si pasojë e një sulmi kibernetik dhe se qasja është ndërprerë në nivel evropian dhe më gjerë, duke e bërë të pamundur përdorimin e saj për një periudhë të caktuar kohore.
“Në këto rrethana, me qëllim të sigurimit të vijimësisë së procedurave doganore dhe shmangies së vonesave në zhdoganimin e automjeteve, Dogana e Kosovës ka kaluar në përdorimin e platformës DAT e cila operon me standarde të njëjta profesionale dhe ofron të dhëna të besueshme për vlerësimin e automjeteve”, njofton dogana.
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...