Mbappe theu rekordin e madh të Messit në Ligën e Kampionëve

09:06 | 8 Dhjetor 2021

Kylian Mbappe arriti një tjetër moment historik në karrierën e tij tashmë vezulluese duke u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën e 30 golave në Ligën e Kampionëve, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga bashkëlojtari i tij te PSG, Lionel Messi.

Sulmuesit francez iu deshën vetëm 70 sekonda për të hapur rezultatin kundër Club Brugge në Parc des Princes.

Duke vepruar kështu, ai arriti 30 gola në Ligën e Kampionëve në moshën 22 vjeç e 352 ditë, ndërsa Messi ishte 23 vjeç e 131 ditë kur arriti atë moment historik në vitin 2010.

Goli hapës i Mbappes ishte goli më i hershëm i PSG-së në Ligën e Kampionëve që nga shtatori 2016, kur Edinson Cavanit iu deshën vetëm 42 sekonda për të shënuar kundër Arsenalit.

Nuk iu desh shumë kohë që Mbappe të gjente edhe një herë rrjetën, sulmuesi që shënoi pas pasimit të Angel Di Maria për të dyfishuar epërsinë e PSG-së pas vetëm gjashtë minutash e 23 sekondash.

Kjo përfaqësonte dy golëshin e dytë më të shpejtë nga një lojtar që nga fillimi i një ndeshje të Ligës së Kampionëve, pas vetëm Rodrygos, të cilit iu deshën vetëm gjashtë minuta e 13 sekonda për të shënuar dy herë për Real Madridin kundër Galatasary në nëntor të vitit 2019.

Lajmet më të lexuara