Real Madridi ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Villarreali në kuadër të javës së 28-të në La Liga.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Joan Foyth kaloi Nëndetësen e Verdhë në epërsi, duke shokuar madrilenët.
Por, Kylian Mbappe nuk lejoi që vendasit të gëzoheshin shumë dhe të kishin ndeshjen nën kontroll.
Sulmuesi francez realizoi një gol të bukur në minutën e 17-të, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Gjashtë minuta më vonë, Mbappe sërish ishte në listën e realiztarorëve, kur përmbysi shifrat në 2-1 për Real Madridin.
Në 45 minutat e dytë, Los Blancos nuk ia dolën të mposhtin defanziven e Villarrealit, duke mbetur rezultati i 45 minutave të parë.
Në minutën e 66-të, lojtarët e drejtuar nga Carlo Ancelotti kërkuan penallti për lojë me dorë nga Alfonso Pedraza, por që VAR-i heshti.
Madrilenët ia dolën të mbajnë këtë epërsi minimale, duke marrë tri pikë të mëdha në udhëtim.
Me këtë fitore, Real Madridi rikthehet si lider me 60 pikë, ndërsa nesër (16 mars) shpreson që Barcelona dhe Atletico Madrid të luajnë baras, për të vazhduar të jetë në krye. /Telegrafi/
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje