“Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë, sidomos për ekipet spanjolle, Mbappe do të qëndrojë në PSG” – kështu ka shkruar media e madhe franceze, Le Parisien për Mbappen.
Ylli francez ka përmirësuar raportet me klubin nga “Parc des Princes”, është i lumtur aty dhe këtë e ka bërë të qartë në rrjetet sociale.
Është e qartë që PSG do të tentojë të rinovojë kontratën që skadon verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Real Madridi po tenton me të gjitha forcat që të transferojë talentin e madh të futbollit, por me sa duket duhet të presë së paku edhe një sezon.
Mbappe para pak ditëve deklaroi se do të donte një triumf në Champions League me Paris Saint-Germain, gjë që ishte afër ta arrinte në vitin 2020, por PSG u mposht nga Bayern Munich në finale.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City