Manchester United raportohet se ‘ka arritur një marrëveshje’ për transferimin e sulmuesit të Bayern Munich, Mathys Tel.
19-vjeçari ishte lidhur me disa klube të ndryshme si Tottenham, Arsenal dhe Chelsea, por sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, ai ka vendosur t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’.
“Më është thënë se Mathys Tel ka vendosur t’i bashkohet Manchester United me efekt të menjëhershëm. Negociatat konkrete po vazhdojnë mes Bayern dhe United”, ka shkruar Plettenberg.
Tel, reprezentuesi i grupmoshave të Francës, mund të luajtë në krahë të majtë në një sulm me tre lojtarë, njësoj si Marcus Rashford i cili pritet të nënshkruajë për Aston Villën.
Sidoqoftë, Tel ka pasur vështirësi të gjejë hapësirat e duhura tek Bayerni që prej se Vincent Kompany mori drejtimin e bavarezëve.
Në 14 paraqitjet e tij për Bayernin këtë sezon, ai ka dështuar që të shënojë një gol të vetëm teksa ka bërë vetëm një asistim.
Por duke marrë parasysh moshën e tij, ai i përshtatet politikave të United për të transferuar lojtarë të rinj dhe me potencial, njësoj siç kanë bërë me Ayden Heaven dhe Patrick Dorgu.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...