Ylli i Arsenalit, Gabriel Martinelli beson se mund të fitojë Ligën e Kampionëve si lojtar i “Topçinjve”.
Braziliani ka disa muaj në klub, mirëpo ka fituar besimin e trajnerit, Mikel Arteta, andaj ka fituar mundësinë për të luajtur në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Martinelli për FourFourTwo ka thënë se dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me Arsenalin dhe të bëhet legjendë e klubit.

“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve dhe shumë tituj që t’i bëj fansat e Arsenalit të lumtur”.
“Ata meritojnë më të mirën, jo vetëm mbështetësit por edhe i gjithë stafi. Do të doja t’ia rikthejë klubit gjithçka që kanë bërë për mua, si rezultat, të bëhem legjendë e “Topçinjve”, theksoi ai.
Martinelli këtë sezon ka shënuar 10 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit