Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta ka thënë se klubet e Serie A po kalojnë një moment shumë të vështirë dhe se janë shumë pranë rrezikut të mosdhënies së pagesave të futbollistëve dhe stafeve të punonjësve.
Marotta i ka bërë apel qeverisë të ketë në konsideratë edhe futbollin, teksa ka evidentuar se tashmë të ardhurat e klubeve të futbollit kanë rënë ndjeshëm, duke filluar që nga ato prej biletave.
“Po kalojmë një moment shumë të vështirë dhe jemi pranë dështimit për të dhënë pagat e punonjësve, ndaj qeveria duhet të kthejë sytë edhe nga futbolli”.
“Shpenzimet janë rritur edhe më shumë në këtë periudhë pandemie, ndërsa të ardhurat janë përgjysmuar”.
“Interi ka pasur rreth 50 milionë euro të ardhura vetëm nga shitja e biletave, që shkojnë shumë më tepër nëse përfshihen edhe aktivitete të tjera reklamuese”.
“Ne jemi nga taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit italian dhe të paktën shtyrja e pagesës së taksave, do të ishte një bonus shumë i madh në këtë periudhë”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...