Milani mund të reagoj për transferimin e sulmuesve të Real Madrid, Mariano Diaz dhe Luka Jovic, në rast se klubet janë të përgatitura për tu takuar.
Zyrtarët nga të dy skuadrat janë takuar në fillim të kësaj vere, gjë që ka rezultuar në kalimin e Theo Hernandez nga Madridi në Milan, transmeton portali arbresh.info.
Por, bazuar në një raport nga Gazzetta dello Sport, një tjetër takim është përcaktuar mes tyre për javën e fundit të merkatos së transferimeve.
Gazeta shpjegon se ‘Los Blancos’ shpresojnë që kalimi i Angel Correras në San Siro nga Atletico Madridi të dështojë në mënyrë që ata të kenë mundësi për t’i ofruar “Rossonerëve” dy sulmuesit.
Mariano nuk është pjesë e planeve te kryeqyteti spanjoll, ndërkohë që Jovic është këshilluar për largim në formë huazimi në mënyrë që të ketë mundësi të luaj futboll te rregullt.
Megjithatë, problemi i vetëm për skuadra italiane është fakti se ata janë në merkato për një sulmues dytësor ndërkohë që dy yjet e gjigantit spanjoll janë më shumë të përshtatshëm për bartës së fanellës me numër 9./arbresh.info/
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...