Italia aktualisht është pa trajner dhe të shumtë janë ata që lidhen me atë punë. Një ndër ta edhe Carlo Ancelotti, që ka drejtuar skuadra si; Chelsea, Milan, Real Madrid, PSG e së fundmi e Bayern Munich.
Ancelotti është favoriti për t’u ulur në stolin e Italisë dhe këtë e do edhe mesfushori i Paris Saint Germainit, Marco Verratti, shkruanExpress.
“Kam debutuar në Ligën e Kampionëve fal Ancelotti dhe ai më ka ndihmuar shumë. Ai gjithashtu më ka ndihmuar edhe jashtë fushe dhe mbetet një person shumë i rëndësishëm për mua”, u shpreh Verratti.
“Do të shohim nëse ai do të marrë drejtimin e Kombëtares. Pa dyshim që do ta doja atë”.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...