Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i gatshëm për të transferuar anësorin e Real Madridit, Marco Asension.
Meqenëse bordi i tij është ftohur rreth transferimit të superyllit Alexis Sanchez nga Arsenali, Pep Guardiola ka nominuar Asension si një alternativ të tij, transmeton portali arbresh.info.

Guardiola është në dijeni që Asensio është i frustruar nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes në Madrid, i cili ka shfrytëzuar yllin e Spanjës U21 rrallë këtë sezon edhe pse është i bindur për potencialin e tij.
Për pjesën e tij, Asensio është në dijeni rreth interesimit nga Guardiola por prioritet i tij vazhdon qëndrimi dhe shfaqja e talentit të tij në Real Madrid.
Megjithatë, ata që janë afër situatës besojnë që nëse Zidane vazhdon të jetë në detyrë, Asensio do të kërkojë largimin por jo para përfundimit të këtij sezoni./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin