Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka pranuar mashtrimin tatimor prej 490 mijë euro si dhe dënimin me burg prej katër muajsh tashmë të suspenduar nga autoritet spanjolle.
Braziliani do të paguaj tani një shumë të përgjithshme prej 750 mijë euro pasi pranoi se ka shfrytëzuar kompani të huaja për të menaxhuar të ardhurat e tij duke mashtruar kështu shtetin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Nën ligjin spanjoll, një dënim me burg deri prej dy vitesh për një shkelës të parë të rregullave mund të bëhet edhe me lirim me kusht dhe ky rast do të jetë edhe për mbrojtësin 30-vjeçar.
‘El Mundo’ raporton se një marrëveshje tashmë është arritur mes prokurorëve dhe Marcelos.
Ylli bëhet figura e fundit e lartë që është dënuar me burg për mashtrim tatimor pas yjeve si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho, Neymar dhe Xabi Alonso./arbresh.info/
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë
Mbeti e plagosur rëndë nga sulmet izraelito-amerikane, ndërr...
Kryeministri Kurti uron Donjeta Sadikun për triumfin në ‘Str...
Zhegrova: E adhuroj këtë skuadër, e adhuroj këtë futboll
Telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mo...