Legjenda argjentinase, Diego Maradona ka zbuluar se është me Napolin në ndeshjen kundër Barcelonës.
Dy skuadrat e vjetra të Maradones do përballen sot (e marte) në “San Paolo” në 1/16 e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur nga Il Mattino se cilin skuadër do ta mbështet, Maradona tha se padyshim është në anën e “Napolitanëve”.

“Padyshim zemra ime është me Napolin dhe Napolitanët. Sidomos në ndeshje të vështira”, theksoi Maradona.
Maradona gjatë karrierës ndihmoj Napolin të fitojë dy herë Seria A, një herë Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë.
Ndërsa nga njerëzit e Napolit konsiderohet lojtari më mirë në histori të futbollit që ka luajtur në “San Paolo”./arbresh.info.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor