Duhet pritej! Për më tepër mes Diego Maradona dhe Jorge Sampaoli nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë.
Kësisoj, pas barazimit 1-1 ndaj Islandës, ku Messi humbi një penallti, pas një komenti të parë “nuk është barazim, por humbje”, ish-futbollisti legjendar i hedh benzinë zjarrit.
“Nëse Argjentina vazhdon të luajë kështu, Sampaoli nuk do të ketë mundësinë të kthehet më në Argjentinë, në vendlindjen e tij. Skema e lojës ishte një leckë. Duke ditur që islandezi më i shkurtët ishte 190 cm, goditjet nga këndi vazhdonte ti bënte direk. Mos varrë nuk e di që mund të niset edhe me pasim një korne?”, tha Maradona.
“Nuk ia vë fajin futbollistëve, që u munduan maksimalisht, por kjo u pa, ashtu si u pa që ishte një ekip i papërgatitur nga trajneri. Islanda ishte më shumë ekip se Argjentina dhe ky është faj i trajnerit”.
Maradona, kampion i Botës në vitin 1990, shtoi: “Rrezikojmë të humbasim në ndeshjet e tjera dhe lus Zotin që kjo mos të ndodhë. Nuk ditëm të thyejnë Islandën, si pretendon ku trajner të dalë kampion bote?”
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...