Sadio Mane e ka këshilluar Timo Wernerin që të bashkohet me Liverpoolin.
Sulmuesi i ri pritet që të largohet gjatë verës prej RB Leipzigut, nëse nuk pranon të zgjasë marrëveshjen përtej vitit 2020, transmeton Telegrafi.
Bayerni është i interesuar për reprezentuesin e Gjermanisë, por senegalezi mendon se duhet të shkojë në Merseyside.
“Unë do ta këshilloja të bashkohej me Liverpoolin, më pëlqen stili i lojës së gjermanit. Shumë i fortë dhe i mirë, gjithmonë duke dhënë 100 për qind, nëse dëshiron të bashkohet me ne, do ta mirëpresim atë te ekipi ynë”.
“Kur ishte e qartë se Naby Keita do të bashkohej me ne, shpesh i shikoja ndeshjet e Leipzigut, por të jem i sinqertë: Ishte e tmerrshme për mua në fillim”.
“Naby humbi disa ndeshje të rëndësishme dhe kisha rast të shikoja më shumë lojtarë të tjerë dhe Timo u dallua”, pohoi Mane.
Ndryshe, Liverpooli aktualisht ndan vendin e parë së bashku me Manchester Cityn në Ligën Premier.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...