
Manchester United's Portuguese manager Jose Mourinho arrives for the English Premier League football match between West Bromwich Albion and Manchester United at The Hawthorns stadium in West Bromwich, central England, on December 17, 2017. / AFP PHOTO / Oli SCARFF / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read OLI SCARFF/AFP/Getty Images)
Manchester United është duke u interesuar në mesfushorin serb të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.
‘Djajtë e kuq’ e shohin si zëvendësues të kapitenit, Miachel Carrick, i cili në fund të sezonit i skadon kontrata.
Savic në Lazio është transfuuar nga klubi belg, Genk, në vitin 2015 dhe deri më tani ka bërë 95 paraqitje, duke shënuar 18 gola, raporton “Metro.co.uk”, transmeton arbresh.info.
22 vjeçari është duke u lidhur me një kalim në Old Trafford në afatin kalimtar të janarit, dhe shuma që United do të ofrojë është 95 milionë euro.

Besohet se Jose Mourinho është një fans i madh i tij dhe se ka udhëruar drejtorin, Ed Woodward, që ta sjellë atë në Old Trafford.
Po ashtu Paris Saint-Germain dhe Juventus janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit serb, por megjithatë Lazio nuk do të dorëzohet edhe aq lehtë për serbin e talentuar.
Menaxheri i klubit, Angleo Peruzzi, është pyetur rreth të ardhmes së Savicit, por ai e ka konfirmuar se mesfushori do të qëndrojë në kryeqytetin italian.
“Milinkovic-Savic, po monitorohet nga klube të ndryshme? Unë e di se ai është i lumtur në Lazio dhe se dëshiron të qëndrojë në klub për kohë të gjatë. Është normale që ai të monitorohet nga klubet e mëdha, ai është një lojtar që ka shumë talent”, tha Peruzzi.
“Por, për momentin ai është i lumtur në Lazio”, përfundoi menaxheri italian.
Po ashtu edhe agjenti i Savic, ish sulmuesi i Chelsea, Mateja Kezman, ka ripërsëritur se klienti i tij nuk është në shitje për asnjë çmim. /arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...