Sergio Ramos ende nuk ka arritur marrëveshje me Real Madridin për vazhdimin e kontratës.
Los Blancos aktualisht po hezitojnë që t’i ofrojnë kapitenit të tyre më shumë se një vit kontratë, mirëpo lojtari kërkon më shumë.
Madje, Ramos ka paralajmëruar pak ditë më parë se Paris Saint-Germain është i interesuar në të dhe nuk mund të përjashtojë një kalim në Parkun e Princave.
Por, së fundmi në garë është futur edhe Manchester United që po tenton të josh mbrojtësin që të kalojë në Old Trafford.
Djajtë e Kuq planifikojnë që të ofrojnë një kontratë dyvjeçare për Ramosin me një pagë që pritet të jetë më e lartë se ajo e Real Madridit./Arbresh.info/
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...
Shënoi gol të rëndësishëm ndaj Juvnetusit por nuk festoi – O...
10 vjet më parë Hashim Thaçi ishte zgjedhur president i Koso...
Zbulohen detaje rreth policit që u kap me 1 milion euro në M...
MKRS dhe UNDP thellojnë partneritetin për projekte afatgjata...