Polici i Shqipërisë, Aurel Kaziu, u arrestua të martën në Kosovë pasi u kap me një milion euro të padeklaruara në automjetin e tij.
Pas arrestimit, ai u pezullua menjëherë nga detyra.
Sipas Top Channel, polici ishte në detyrë për pak më pak se një vit dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga grupe kriminale për transportimin e parave drejt Shqipërisë.
“I arrestuari është një polic i ri, agjent i krimeve, i fejuar dhe me familje. Dyshohet se është përdorur nga grupet kriminale për transportin e parave,” thuhet në raportin,
Sipas raportimit, Kaziu po udhëtonte nga Serbia drejt Kosovës, dhe pala kosovare kishte marrë informacione që çuan në kontrollin e tij, ku u gjetën paratë.
Rasti vijon të hetohet nga autoritetet për të përcaktuar të gjithë zinxhirin kriminal dhe përfshirjen e policit të arrestuar.
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merdare
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...