Mbrëmë është mbyllur faza e play-offit në Ligën e Kampionëve ku ka sjellur rezultate befasuese.
Njëra nga befasitë më të mëdha ishte triumfi i Bodo/Glimtit ndaj Interit në të dyja ndeshjet, ku e eliminoi skuadrën finaliste të edicionit të kaluar, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu një tjetër klub italian ‘ishte viktimë’. Bëhet fjalë për Juventusin, skuadër e cila u mposht nga Galatasaray mbrëmë pas vazhdimeve.
Ndërkohë, Atalanta përmbysi Dortmundin në ndeshjen e dytë falë një super paraqitje.
Sfidat tjera kaluan pa ndonjë befasi të madhe, Reali kaloi Benfican, PSG triumfoi ndaj Monacos, Atletico Madridi fitoi ndaj Club Brugges si dhe Neëcastle kaloi Qarabagun, ashtu sikurse Leverkuseni që doli triumfues ndaj Olympiacosit.
Këto skuadra iu bashkohen Arsenalit, Bayernit, Liverpoolit, Bayern Munichut, Barcelonës, Sportingut, Manchester Cityt dhe Tottenham në fazën e 1/8.
Shorti hidhet nesër me fillim nga ora 12:00.
Ndërkohë këto janë kundërshtarët potencial të secilës prej 16 skuadrave të mbetura.
Kujtojmë se kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve është Parisi. Derisa finalja e madhe e vitit 2026 do të luhet në Budapest./Arbresh.info
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...