Mbrojtësi i Real Madrid, Raúl Asencio, shkaktoi frikë të madhe te tifozët dhe të gjithë të pranishmit në ndeshjen ndaj Benfica në kuadër të Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren 2-1 për madrilenët.
Qendërmbrojtësi u përplas në pjesën e dytë me bashkëlojtarin e tij, Eduardo Camavinga, dhe pas një rënieje të rëndë në fushë, u detyrua të largohej me barrelë.
Momenti shkaktoi shqetësim të madh në stadium dhe në stafin e klubit.
Pas ndeshjes, trajneri i ekipit të të rinjve, Álvaro Arbeloa, pranoi se situata ishte shumë e frikshme.
“Na është ngushtuar stomaku të gjithëve,” deklaroi ai në konferencë për media.
Në orët e fundit ka ardhur edhe një përditësim për gjendjen e futbollistit.
Sipas gazetarit Juanma Castaño, prezantues i emisionit “El Partidazo” në COPE, Asencio është aktualisht në spital nën vëzhgim mjekësor dhe është në pritje të rezultateve të ekzaminimeve me skaner (TAC).
“Lojtari është i vetëdijshëm dhe po komunikon. Atij i është vendosur një serum dhe kjo është informata që kemi deri tani nga burime të brendshme”, raportoi gazetari spanjoll.
Real Madridi ndodhet në gjendje të vështirë sa i përket repartin të mbrojtjes dhe Asencio do të ishte goditja e radhës nëse do të mbetej gjatë jashtë fushave./Arbresh.info
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...