Manchester United-i është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madrid-it, Sergio Reguilon, mirëpo nuk do ta paguajnë vlerën e 30 milionë eurove.
Reguilon nuk ka vend në projektin e Zinedine Zidane, ngase tekniku francez preferon që në krahun e majtë të mbrojtjes të jenë Ferland Mendy dhe Marcelo, transmeton portali arbresh.info.
Dy skuadrat janë në negociata, derisa Real-i ka kërkuar që në kontratë të jetë edhe klauzola e riblerjes së spanjollit.

Mirëpo, “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar këtë mundësi dhe problemi kryesor mbetet të çmimi, me gjigantin anglez që nuk ka pranuar ta paguajë.
Marrëveshja personale me lojtarin asnjëherë nuk ka qenë problem, ngase Reguilon është i hapur për transferimin në “Old Trafford”.
Sevilla ka hequr dorë nga lojtari, ngase janë në dijeni që është e pamundur./arbresh.info.
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...